BrainCamp Kosovo 2019

 

BrainCamp Kosovo 2019

Qëllimi i BrainCamp Kosovo është që të rinjtë të mendojnë për shkencën në një mënyrë të re dhe potencialisht t'i motivojmë dhe/ose t'i frymëzojnë ata për të investuar kohën e tyre në lëndë të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM).


markus-spiske-207946-unsplash.jpg

Kursi u zhvillua nga 1 deri më 5 prill 2019, me nxënësit në dy grupe të ndara në bazë të moshës së tyre, 14 deri në 18 vjeç.

Këtë vit, organizimi i mësimdhënies ishte pak më ndryshe nga BrainCamp Kosovo 2018. Mësuesit ligjeruan dy grupeve në të njëjtën ditë, në temën e tyre specifike. Në këtë mënyrë nxënësit patën mundësinë të njihnin të gjithë mësuesit. Temat, në krahasim me vitin e kaluar, përqendroheshin më shumë në llogaritjen. Temat ishin neuroshkenca kompjuterike, kodimi, analiza e të dhënave, deri tek inxhinierija. Gjithashtu përfshihej edhe një ditë ku studentëve iu dhanë një BBC Micobit (për të mbajtur) dhe u mësuan se si të kodonin.

Ashtu si vitin e kaluar, kulmi i BrainCamp Kosovo ishte në ditën e fundit, të cilën ne përsëri ia dedikuam quizit tonë. Pjesa e parë e quiz përbëhej nga pyetje të vërteta / të rreme, pyetje me zgjedhje të shumëfishta ose pyetje të hapura të dizajnuara nga katër mësuesit. Në pjesën e dytë studentët patën rastin të dalin me pyetjen e tyre kërkimore dhe të japin një prezantim të shkurtër. Ne i vlerësuam studentët në kategori të ndryshme si: rëndësia e pyetjes, metodat e hulumtimit, hipotezat dhe implikimet.

 

Orari : 

ScheduleBCK19.png

Mësuesit :

FC.png

Federico Claudi (Student i doktoratures i vitit të dytë në SWC )

”Mësimdhënia ne neuroshkencë për studentët e ATOMI-t si pjesë e iniciativës BrainCamp ishte një përvojë vërtet e mrekullueshme. Nxënësit nuk janë vetëm jashtëzakonisht të shkëlqyeshëm dhe shumë të interesuar në materialin, por gjithashtu janë shumë të mirë dhe argëtues. Për të gjitha këto arsye mësimi i tyre ishte një kënaqësi e vërtetë. ATOMI shumë mire!”

Miranda.jpg

Miranda Mathews (Hulumtuese në SWC )

”Për ta thënë thjesht, BrainCamp ishte eksperiencë pasuruese. Përveç të qenit tepër të mençur, studentët e ATOMI-t janë argetuesë, dhe të angazhuar tërësisht gjatë tërë procesit. Për dikë që kurrë më parë nuk e ka vizituar Kosovën, këta studentë ishin një mishërim i vendit, kulturës dhe njerëzve të saj. Ata ishin një kënaqësi për t’i mësuar dhe unë nuk jam e sigurt se kush ka pas një përvojë më të mirë - ne ose ata?”

Egzona.jpg

Egzona Morina (Studente e doktoratures e vitit të dytë në SWC )

”Meqë unë vetëm mbikëqyra BrainCamp 2018, të isha mësuese në BrainCamp 2019 më dha një pamje krejt të ndryshme. Unë isha edhe më e befasuar (nëse kjo është e mundur)se sa ishin të kujdesshëm dhe të angazhuar studentët. Unë u impresionova nga mënyra se si e sjellëshin jo vetëm në klasë, por edhe jashtë saj. Ata nuk janë vetëm të talentuar, por edhe shumë të dashur, argetues dhe entuziast. Besoj që do të mund të vazhdoja për një kohë duke i lavdëruar ata, por esenca që unë dua t’a shprehë është se ata janë arsyeja që unë nuk e konsideroj shumë punë t’a organizoj BrainCamp çdo vit "

PS.png
 

Philip Shamash (Student i doktoratures i vitit të dytë në SWC )

"Ishte një kënaqësi për të jep mësim në BrainCamp. Unë u impresionova nga entuziazmi i studentëve dhe aftësia për të kuptuar disa ide shumë komplekse nga neuroshkenca moderne. Unë pres me padurim se q’të shoh çfarë do të arrijë në të ardhmen! p.s. ATOMI shumë mire!”

Mirënjohje

Prof. Tom Otis (Shefi Zyrtar Shkencor i SWC) 

Prof. Tom Mrsic-Flogle (Drejtori i SWC) 

Mr. Lirim Greiçevci (Ambasadori kosovar në Holandë) 

Miss Heroina Telaku (Këshilltare e ministrit) 

Mr. Jusuf Thaçi (Drejtor Ekzekutiv i Institutit ATOMI) 

Miss Naime Hoxha (Psikologe e Institutit ATOMI)

Miss Edita Pozhegu

Shërbime profesionale të SWC dhe stafi mbështetës shkencor