Qëllimi

IMG_5658.JPG

Fondacioni Xheladin & Xhufe Morina u formua nga BrainCamp Kosovo, një projekt i financiuar nga Egzona Morina, një studente doktorature në neuroshkence në Qendrën Sainsbury Wellcome, University College London. BrainCamp Kosova ishte një kurs njëjavor, i mbajtur në prill 2018, ku studentët e doktoraturës nga UCL mbajten ligjërata në neuroshkence për studentët ATOMI në Prishtinë, Kosovë. I themeluar në vitin 2011, ATOMI është një organizatë që identifikon dhe mbështet fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme (IQ 140 dhe më lart, 99,6 përqindësh - 0.4% e popullsisë). E mahnitur nga inteligjenca e papërpunuar e studentëve ATOMI, por e pikëlluar nga mungesa e mundësive që iu ofruan këtij grupi të talentuar të të rinjve, Egzona themeloi këtë bamirësi me shpresën se këta studentë mund të ndjekin arsimin dhe të ndjekin karriera në fushat STEM jashtë Kosovës.

IMG_5659.JPG

Qëllimi kryesor i fondacionit është të rrisë mundësitë që studentët në Kosovë të ndjekin edukimin në fushat e STEM brenda dhe jashtë vendit. Fondacioni e arrin këtë qëllim duke siguruar fonde në katër fusha kyçe:


- Dhënien e fondeve studentëve individualë për të mbuluar të gjithë ose një pjesë të arsimit të tyre në një institucion arsimor jashtë Kosovës.

- Sigurimi i bursave për studentët individualë të talentuar për të mbuluar shpenzimet të udhëtimit në institucionet arsimore jashtë vendit për intervista ose përvojë pune.

- Financimi i vizitave në Kosovë nga edukatorë të specializuar të fushave STEM.

- Blerja dhe dhurimi i pajisjeve, si kompjutera, aparate laboratorike, që do të përdoren në edukimin e studentëve në Kosovë.
 

Photo1.png



Kosova ka popullatën më të re të çdo vendi në Evropë, dhe kështu më shumë mundësi për të arritur sukses në të ardhmen. Ky sukses megjithatë varët në edukimin e popullsisë së saj të re. Shpresojmë që studentët e mbështetur nga fondacioni Xheladin dhe Xhufe Morina jo vetëm që do të bëhen individë të suksesshëm, por do të kthehen në Kosovë dhe do të kontribuojnë në edukimin e gjeneratave të ardhshme. Në menyr që potenciali i madh të këtij vendi të ri të realizohet.